Kryekuvendari dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me gruan e tij kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit. Veseli ka falënderuar BIK-un për kontributin e tyre në shtet-ndërtim derisa ka porositur të vazhdojnë rrugën të bashkuar. Siç njofton kumtesa, në urimin e tij, ai ka porositur për unitet derisa ka shtuar se duhet t’i largojnë dallimet e mendjen e keqe për njëri-tjetrin.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
