leoni

Kalifatit Islamik në Siri ka arritur në 27 mijë efektivë potencialë ushtarakë

Nga publikimi i Raportit të Grupit “Saufan”, bëhet e ditur se numri i luftëtarëve të huaj, që iu kanë bashkuar radhëve të Kalifatit Islamik,  në Siri ka arritur deri në 27 mijë efektivë potencialë ushtarakë, qysh nga qershori i vitit të kaluar. Sipas këtij  raporti vendet arabe mbajnë vendin kryesor për nga numri i efektivëve. Rekrutimi është rritur edhe nga disa shtete të Europës Perëndimore, Rusisë dhe Azisë Qendrore. Norma mesatare e të të kthyerve në vendet perëndimore është rreth 20-30%. Sipas autorëve të raportit, të rekrutuarit në Shtetin Islamik vijnë nga 86 vende të ndryshme të botës, ndërsa numri më i madh i luftëtarëve të Shtetit Islamik janë nga Tunizia, ku numërohen rreth 6000 militantë. E dyta radhitet Arabia Saudite me 2500, Rusia 2400, Turqia, 2100 dhe Jordania, 2000. Raportohet se rreth 5000 luftëtarë janë nga vendet e BE-së. Raporti citon se sipas shifrave zyrtare rreth 1800 qytetarë të Francës shumica syresh me prejardhje nga vednet arabe, janë larguar nga Franca për t’u bashkuar me Shtetin Islamik, ndërsa nga Britania e Madhe dhe Gjermania aktualisht në radhët e ISIS luftojnë rreth 760 veta. 470 janë nga Belgjika. Bazuar në këto vlerësime, më shumë se 3700 luftëtarë të Shtetit Islamik vijnë nga këto vende të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …