Kancelari Federal i Austrisë, Karl Nehammer e kritikon qasjen politike akutuale të Kosovës të drejtuar nga ideologjia

Kancelari Federal i Austrisë, Karl Nehammer e kritikon qasjen politike akutuale të Kosovës të drejtuar nga ideologjia

Kancelari Federal i Austrisë, Karl Nehammer, ka hedhur kritika ndaj Kosovës, dhe ka lavdëruar Serbinë në lidhje me situatën e fundit të krijuar me veriun e Kosovës. Nehammer ka thënë po ashtu se po ndihet i çliruar pasi Kurti, ka rishikuar politikën e tij me ndikimin e Shqipërisë. Këto komente, kancelari austriak i bëri gjatë një debati të Komitetit Kryesor të BE-së të mërkurën pasdite. Ai aty theksoi se rajoni “ka nevojë për vëmendje të plotë” duke iu referuar trazirave në Kosovë. “Në të njëjtën kohë, ai shprehu çlirim që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, faleminderit Zotit, ka rishqyrtuar politikën e tij me ndikimin e Shqipërisë, mes gjërave tjera”, shkruan mediumi austriak, “Der Standard”. “Doli se qasja e Serbisë është ajo pragmatikja, ajo e Kosovës është e drejtuar kah ideologjia”, ka thënë Nehammer.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …