Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka njoftuar për një bllokim mbarëkombëtar nga dita e mërkurë për shkak të pandemisë

Merkel duke njoftuar masën pas takimit me udhëheqësit e 16 landeve të vendit, tha se ishte “një nevojë urgjente për të ndërmarrë veprime”. Kohët e fundit në Gjermani ka pasur rritje rekord të viktimave dhe infeksioneve të reja nga coronavirusi. Numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 1.3 milion, derisa 21 mijë viktima janë regjistruar deri më tani. Restorantet dhe baret kanë qenë të mbyllura gjashtë javëve të fundit, dhe disa zona të vendit kishin vendosur bllokime. Sipas bllokimit mbarëkombëtar, dyqanet thelbësore, të tilla si ato që shesin ushqime do të qëndrojnë të hapura, ashtu si edhe bankat. Festat e Vitit të Ri si dhe shitja e fishekzjarrëve do të ndalohen.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …