Kandiati demokrat, Xhozef Baiden është nominuar për president të SHBA-ve

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike ka siguruar mbështetje të mjaftueshme dhe është emëruar kandidatë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor të këtij viti. Pas emërimit, ai ka thënë se ishte nder që të kandidoja në mesin e grupit më të talentuar të kandidatëve që Partia Demokratike ka pasur. Ish-nënpresidenti amerikan, Baiden ka qenë kandidati kryesor i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, që prej se Bernie Sanders u tërhoq nga gara në muajin prill. Baiden më 5 qershor arriti që të mbledh numrin e delegatëve, që duhen për të marrë nominimin e partisë, pasi shtatë shtete në Qarkun e Kolombias mbajtën zgjedhjet paraprake presidenciale më 2 qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …