Zeka: Shtrirja e trafikut hekurudhor deri në Adriatik do ta bëjë Kosovën nyje lidhëse me shtetet e Ballkanit

Zeka: Dëmet nga koronavirusi në ekonomi do të vërehen edhe përgjatë vitit 2021

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka ka paralajmëruar se dëmet nga koronavirusi në ekonomi do të vërehen edhe përgjatë vitit 2021. Ai ka thënë se qeveria e re duhet të merret me urgjencë me hartimin dhe sigurimin e aprovimit nga ana e Kuvendit të një programi gjithëpërfshirës të rimëkëmbjes ekonomike, duke e ditur ndikimin tejet negativ që ka pasur pandemia COVID-19 në sektorin privat në veçanti edhe ekonominë e vendit në përgjithësi”. Nga ekspozeja e kryeministrit Hoti ditën kur e prezantoi kabinetin qeveritar, realisht reflektonin disa prej atyre që kanë qenë edhe rekomandime të Odës Ekonomike Amerikane por edhe të Asociacionit të Biznesit, kjo është inkurajuese. Plani i propozuar ishte ambicioz por nuk është diçka që nuk mund të realizohet. Me rëndësi është që të ketë një proces gjithëpërfshirës të dialogimit para aprovimit të tij, ka deklaruar kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …