Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se energjia solare është një mundësi e mirë ekonomike

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se energjia solare është një mundësi e mirë ekonomike

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar kompaninë “Muqa Solar Group” në Suharekë, e cila ka thënë se është dëshmi se energjia solare është edhe një mundësi e mirë ekonomike. Ai ka thënë se do ta krijojë një agjenci One-Stop-Shop për t’i përshpejtuar dhe lehtësuar dhëniet e lejeve për investitorët privatë në energjinë e rinovueshme. Bedri Hamza ka thënë jo agjenci, do t’u shërbejë edhe qytetarëve që duan të instalojnë panele diellore për shtëpitë, bizneset apo fermat e tyre, duke u ofruar zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë. Sot, për të pasur kapacitete të reja gjeneruese në fushën e energjisë së ripërtërishme, nevojiten 26, 27 apo edhe 28 dokumente. Pse të mos i thjeshtojmë këto? Pse të mos i bëjmë në një vend? Gjithashtu, duhet t’i japim mundësi sektorit privat që të investojë, në mënyrë që të kemi kapacitete të mjaftueshme të energjisë elektrike, sidomos të energjisë së ripërtërishme dhe të rrisim potencialin e investimeve në sektorin privat”, ka thënë Bedri  Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Kosova nuk është “Metohi”! Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

BDI: Kosova nuk është “Metohi”! Qeveria po deformon historinë e Kosovës në librat shkollore

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda …