Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ua ka uruar qytetarëve Vitin e Ri 2025 përmes një videoje

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ua ka uruar qytetarëve Vitin e Ri 2025 përmes një videoje, ku shihet familja e tij duke rregulluar bredhin dhe duke u bërë gati për festën e fund-vitit. Ai  ka thënë se viti 2024 po i numëron orët e fundit, por rrugëtimi me të sapo ka filluar. Ai ka thënë se në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm se do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, sepse Kosova mundet ma mirë. Viti 2024 po i numëron orët e fundit, por rrugëtimi ynë sapo ka filluar. Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm se do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, sepse Kosova mundet ma mirë. Nga familja jonë, gëzuar Vitin e Ri juve dhe familjeve tuaja, ka shkruar Bedri Hamza.

 

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …