Kanë qëndruar për një vizitë në Radion Kosova e lirë dhe Televizionin Dielli, Tefta Cami- Cani, Izmina Haxhiu dhe Ndue Dodaj

Kanë qëndruar për një vizitë në Radion Kosova e Lirë dhe në TV-Dielli, Tefta Cami- Cani, Izmina Haxhiu dhe Ndue Dodaj

Kanë qëndruar për një vizitë në Radion Kosova e Lirë dhe në Televizionin Dielli, ish-ministrja e Arsimit e Republikës popullore Socialiste  të Shqipërisë, veprimtarja dhe studiuesja, Tefta Cami- Cani, pastaj zonja, Izmina Haxhiu dhe ushtaraku, Ndue Dodaj, të cilët u mirëpriten nga drejtori i Radios, Ahmet Qeriqi, dhe stafi. Ndërkohë, Tefta Cami-Cani, Izmina Haxhiu dhe Ndue Dodaj, gjatë qëndrimit të sotëm në Radion Kosova e Lirë, janë takuar dhe kanë biseduar edhe me veprimtarët e miqtë e tyre: Hydajet Hyseni, Binak Ulaj,  Ergon Jusuf Gërvalla, Isuf Ismajli, Ismet Sylejmani, Ibrahim Kadriu, Meliha Jaka, Edi Shukriu, e të tjerë. Mysafirët nga Shqipëria shtruan nevojën e bashkëpunimit të gjithanshëm të Kosovës me Shqipërinë, me qëllim të integrimit të brendshëm kombëtar në të gjitha fushat.

Ahmet Qeriqi, Tefta Cami dhe Arbanë Q. Gashi

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …