leoni

Lëvizja për Bashkim: Lojërat e fatit duhet të mbyllen menjëherë

Lëvizja për Bashkim: Lojërat e fatit duhet të mbyllen menjëherë

Pas vendimit për mbylljen e lojërave të fatit në Republikës së Shqipërisë, është vërejtur dukuria e shtimit të tyre në Republikën e Kosovës. Pra, pronarët e këtyre lojërave nuk kanë hequr dorë nga biznesi i tyre por vetëm kanë ndërruar hapësirë. Duke qenë se lojërat e fatit, më shumë se zgjidhje e problemeve ekonomike dhe të mirëqenies për qytetarët, shkaktojnë probleme të reja  për familjet e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi, Lëvizja për Bashkim kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës që të ndjekin shembullin e atyre të Republikës së Shqipërisë dhe, përmes ndryshimeve të nevojshme ligjore, ta pamundësojnë veprimin e këtij lloji të biznesit në vendin tonë. Lëvizja për Bashkim konsideron se ky do të ishte një hap thelbësor në kuadër të luftës kundër kriminalitetit që, rrjedhimit, do të ndikonte edhe në aspektin e forcimit të sigurisë publike në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …