leoni

Ali Pashë Tepelena

Kapitull nga romani, “Luani i Janinës”, i shkrimtarit hungarez, Jokai Mor

Në Luginën e Seleukit II

Në vitin njëmijë e tetëqind e nëntëmbëdhjetë, kishte rastisur që një anije pirate të kishte lundruar në “Parajsën e Sudës”, dhe kishte parë rrënoja antike deri atëherë të papara dhe të  mrekullueshme të Luginës së Seleukit. Korsarët bartën flamurin francez, por ekuipazhi i saj përbëhej tërësisht nga shqiptarët.

Kuverta e  ngarkuar me rrënoja, ishte  hedhur poshtë afër Luginës nga një furtunë  dhe me fat të mirë, ekuipazhi kishte energji për t’u  angazhuar në heqjen e tyre.  Të  gjithë në breg, u mahnitën kur panë në të vërtetë, një vend që ofronte shumë më tepër materie mbetjesh antike, sesa ato  që i kishin humbur  gjatë lundrimit.

Por pastaj, sipas mënyrës së udhëtimit të përgjithshëm, anija ishte shumë më mirë e pajisur me dy shtylla dhe lundra, sesa anijet e tonazhit të zakonshëm. Në të njëjtën kohë, ishte anija që kishte  hedhur spirancën më të madhe të anijeve. Nga ajo doli njëri nga njëzet e katër  trinariotët e  armatosur mirë. Secili prej tyre ishte i fortë, ata mbanin urdhra të meritave në fytyrat e tyre, madje hetoheshin edhe  nga  plagët e shumta  që kishin marrë gjatë betejave, të cilat shprehnin ashpërsinë e egër, me të cilën ishin  përballur nga që moti.

Një burrë jo aq i madh zbriti pas tyre, në barkë. Kali i tij u zbrit  poshtë me anë të një ngarkese të madhe nga një oficer i komandës. Ai ishte tashmë një burrë i vjetër, me trup  mesatar, por shumë muskulor. Kishte pak më shumë se shtatëdhjetë vjet por ishte aq i fuqishëm,  si në mendje ashtu edhe në trup, ashtu sikur  kishte qenë i ri dhe kur e kishte pasur mjekrën e gjatë, që tani i shtrihej në  gjoksin e tij si krahët e një mjellmë. Ishte i  errët si pendë korbi. Supet e tij të gjera flisnin për forcë të jashtëzakonshme, ndërsa shprehja e fytyrës , shkëlqente me dy sy të ndezur në qetësinë dhe shikimin e  guximshëm të tij, dhe, kjo dëshmonte për faktin se ajo forcë asnjëherë nuk ishte nënshtruar nga frika…

 

Në një shenjë që dha  plaku, tre prej anëtarëve të ekuipazhit të anijes kërcyen në valët e detit, në mënyrë që të tërhiqnin pas tyre bishtin e anijes, por deti ua mori  të treve aq lehtë nga duart, ashtu sikur  një dem i egër dhe përlanë përpara një lodër të fëmijëve.

Pastaj, plaku u shtrëngua mbi këmbën e tij, duke e larguar shtizën, kërceu midis valëve të zhurmshme të detit. Dy herë kali u kthye prapa nga valëvitja e shkumbëzuar, por në përpjekjen e tretë, ai arriti bregun.  Njerëzit në breg thanë se ishte një mrekulli,  por ai nuk ndërroi fjalë për askënd. U  drejtua në rrugën e tij për në “Bregun e parajsës”, duke lënë pas tij rreshtin e lartë me frëngji të  bastioneve, që u kurorëzuan  buzë kodrës shkëmbore, që  rrethon qytetin, dhe ku varej mbi supet e kodrës si një gjerdan gjigant, antik. Zgjodhi rrugën e tij midis kryengritësve të lartë, të shpërndarë dhe i pa shoqëruar nga askush, shpejt u zhduk në mes të shkretëtirës.

Ai mezi rrugëtoi më shumë se gjysmë ore në  mes të fikut dhe ullinjve që mbulonin shpatijet  e kodrave, me të djegurat e tyre me  gjethet e thara. Më në fund  kur ndjeu erën e  djegur të malit, ishte i sigurt se kishte  arritur në vendin për ku ishte nisur.

Aty ishte një kasolle e trishtueshme, e rrëzuar, e cila ishte si një masa e pa formë ishte kaq e ndërlikuar, e trajtuar  nga druri, guri dhe balta. Dukej si një ngrehinë  e gëlltitur nga koha dhe do të kishte qenë turp të jetonte aty një njeri i thjeshtë e lëre më një dervish…

Natyra, megjithatë, kishte qenë mirënjohëse për atë ngrehinë. E kishte  veshur atë me bimë e lule,  që e kishin kapluar dhe  zvarriteshin nga çdo anë, të cilat gati i fshihnin të gjithë çarjet e lëshimet, që i kishte lënë mjeshtrit gjatë ndërtimit.

Zbriti nga kali i tij, e lidhi atë me një pemë, dhe vazhdoi rrugën  deri te hyrja  pa portë. Kënaqej duke lexuar në vendin ku  në pjesën e jashtme të saj,  si zakonisht, ishte shkruar një prej atyre teksteve të shenjta, që turqit duan të shohin në shtyllat e  dyerve të tyre: “I mallkuar qoftë ai që e shqetëson një zog kur ai këndon!”

I huaji ra në qetësi. Me siguri nuk kishte asnjë zog që këndonte këtu, mendoi ai. Pastaj vazhdoi leximin në vijim: “Ai që troket te porta e atij që lutet, nuk ka pse troket në portën e Xhenetit”. Të huajin nuk e shqetësonte ku do të trokiste,  ai thjesht filloi të zbriste poshtë.

Brenda ngrehinës  rrinte një njeri i  gjunjëzuar mbi një ankorë  të kohës të Erd-buhárit, në një copë të matricave. Ishte lakuriq deri në brez, dhe para tij qëndronte një vaskë druri e mbushur me ujë të freskët. Ai sapo po i përfundonte avdesin e tij. Nuk dukej se vëzhgonte praninë e  dhunshme të të huajit, por  përfundoi ceremoninë  e tij fetare krejt ngadalë dhe  me zell të madh. Para së gjithash ai  pasi kishte larë duart e tij me ujin e freskët dhe kishte recituar tridhjetë herë fjalët e shenjta: “Qoftë i bekuar Allahu”, i cili na ka dhënë ujë për pastrimin dhe zbulimin e besimit të vërtetë për ne! Pastaj ai tri herë, me pëllëmbën e tij të dorës së djathtë përcolli ujë në gojën me pëllëmbën e tij me lutjet “O Zot, O Allah! Uji që Ti i ke dhënë Profetit tënd Muhamed në Parajsë, që është më aromatik se balsami, më i bardhë se qumështi, dhe më i ëmbël se mjalti, dhe kënaq përjetësisht ata që pinë me etje! Pastaj,  nga dora e tij, mori ujë me  vrimat e hundës dhe tha:  “O Zot, më bëj të nuhas aromën e Parajsës, e cila është më e ëmbël se misku dhe ambergrisi, dhe mos  lejoni  të thith tymin e  mallkuar i ferrit! Pastaj, duke mbushur  dy pëllëmbët me ujë dhe duke larë fytyrën, tha këto fjalë: “Pastrojeni fytyrën time, o Zot, sikur  Ti i pastron fytyrat e profetëve dhe shërbëtorëve Tuaj në Ditën e Madhe e Gjykimit!

Por as kjo nuk iu duk e  mjaftueshme. Ai mori përsëri ujë në pëllëmbën e tij të djathtë dhe, duke e lënë atë të bjerë poshtë bërrylave e tij, tha: O”Zot, bëmë prej atyre  që në  ditën e Kiametit ta mbaj librin në dorën time të djathtë, që është dora e të zgjedhurit Tënd, ku do të shkruhet libri i veprave të mia të mira, dhe më prano  mua me Parajsën Tënde! Pastaj ai e kishte zhytur kokën në vaskën  me ujë, por në mënyrë që ta mbajë gojën e tij të pastër nga ajo, dhe vazhdoi lutjet: “O Zot, kur të paraqitem para Teje, më përfshij me mëshirën tënde  dhe mos e ma shtypni kokën nën kurorën e zjarrtë të mëkateve të mia, por stolisma atë me kurorën e artë të meritave të mia! Pastaj erdhi radha për të pastruar edhe e veshët e tij. Si njeri i denjë për devotshmëri ai tha: O  Zot, më bëj prej atyre  që veshët e mi të dëgjojnë, zërin e gëzuar të fjalëve të bukura, të cilat janë shkruar në Kur’an!  Pastaj  spërkati me ujë qafën dhe fytin e tij, duke u lutur me fjalët: “O Zot, më çliro nga ato pranga me të cilat  do të lidhen qafët e të  mallkuarve!

Më në fund me një lëvizje  devotshme  u ul në tokë, dhe, duke larë këmbën e tij të djathtë, thirri: “O Zot, mos lejoni që këmbët e mia të kalojnë në Urën e Siratit që çon në ferr. Ai gjithashtu pastroi krejtësisht këmbën e majtë dhe psherëtiu: “Zoti më faltë për shkeljet e mia dhe më dëgjoftë  lutjet e mia! “

Dhe dervishi i sinqertë, të gjitha këto lutje e dua  të devotshme nuk i tha në vete, por i kishte kumtuar në një zë të kuptueshëm, të lartësuar, siç bën një mysliman i devotshëm, i cili nuk e konsideron një gjë të turpshme për t’ iu lutur Perëndisë  me zë qoftë edhe në prani të njerëzve.

Pas kësaj, ai e mori vaskën dhe, me ujin që i kishte tepruar nga avdesi, i spërkati

lulet e  egra që rriteshin atje, duke i bekuar veç e veç dhe të gjitha tok, pastaj e vaskën e mbushi plot me ujë të freskët  nga burimi. E çoi  atë në kasolle dhe duke u kthyer mbi dyshemenë, e vendosi vaskën e mbushur me ujë mbi të, pas së cilës

i huaj menjëherë hoqi dorë nga pantoflat e tij hoqi kaftanin, çallmën e tij, hoqi fesin e kuq nga koka e tij, dhe vazhdoi për të kryer lutjen me zë edhe në të njëjtën mënyrë sikur kishte marrë edhe avdesin.

Kur ai e kishte mbaruar lutjen, i sapoardhuri ia puthi dorën e dervishit ndërsa ai tërhoqi nga brezi i tij një dorëshkrim të gjatë  dhe filloi lutjen nga tetëdhjetë përsëritje të saj, për të lavdëruar dhe madhëruar tetëdhjetë pronat e  Allahut. I huaji i përsëriti pas tij si në një zë, dhe në fund të secilit prej tyre, përsërisin nga dy herë dëshminë islame: “La ilahe il Allah, Muhammed resul Allah!”. Kjo ishte lutje e praktikuar për besimtarë e  për çdo myezin.

Të gjitha këto praktika të devotshme fetare, i kishte realizuan me përkushtim maksimal, por kur  u ballafaqua me të panjohurin, shprehja e nënshtrimit iu zhduk dhe  ripërsëriti fjalët, ndërsa dervishi tani përulësisht u përkul para tij në tokë dhe murmuriti:

-Cilat janë urdhrat e  zotërisë tim për shërbëtorin e tij?.

I huaji e lejoi të qëndronte në vend dhe ngadalë ngriti shpatën.

– Ti je,  ti je ai, dervishi i Erdbuharit të cilit unë i dërgoj një fakir të Nimetullahut i cili banon, në Janinë? “

-Shërbëtori yt është ai njeri?

Më pas i huaji, me dorën e djathtë, tërhoqi një kamë nga e tij brez, dhe me dorën e majtë një çantë.

– A e sheh këtë kamë dhe këtë çantë?” tha ai.Në çantë janë një mijë sequin, në teh të kësaj shpate është gjaku i shumë njerëzve të vrarë.

– A më njoh mua? ose a mund ta dini  emrin tim? Ndoshta ti e di, sepse ti i njeh të gjithë gjërat, dhe, po kështu, edhe ti e di se askush nuk më ka tradhtuar ndonjëherë mua dhe  të cilit  nuk iu kam hakmarrë. Nëse, pra, ti, do  një shpërblim, dëgjo!

Dervishi ngriti dorën në veshin e tij për të treguar se do të preferonte ta dëgjonte sa më mirë.

-Çohu, pastaj merr kapistrën e kalit tim dhe më ço në atë shpellë, ku banon profeti i padukshëm. A e njihni, atë?

– Unë e njoh atë, ai është zotëria  im, por unë nuk dua të shkoj, sepse ai është i zemëruar në mua. Ai nuk i do dervishët, sepse ata gjithnjë do të mësonin diçka nga ai. Nëse shkoj, ai hedh gurë mbi mua nga shpella, ose më hedh në humnerë.  Por  nëse e dëshiron ti, do të dërgoj në atë  udhë, por unë nuk do të jem bashkë me ty, sepse  edhe po t’ i kisha disa koka, më shkojnë kot,  ka shenja ”ryshfeti” në këtë çantë.

– Nuk ka nevojë për këtë. Ti mund të qëndrosh jashtë dhe të më mbash kalin.

Pasi i tha këto fjalë  u hodh me shpejtësi mbi kalin e tij. Dervishi, mbante  fenerin e ndriçimit dhe kapistrën e kalit. Ata  filluan rrugën përgjatë rrëpirave malore midis shkëmbinjve të thyer dhe harqeve të shumta. Hëna dukej  lartë në qiell,   kur ata arritën në zgavrën  e madhe të shpellës.

Duke shikuar prapa nga vendi prej nga vinin, hapësira i dukej shumë më e shkretë se kurrë. Përpara, shfaqeshin  rrënojat e egra natyrore; prapa, pyjet e zeza prej kedrit, ku drunjtë e  trashë shpërndanin hije të zeza madje edhe në mesditë. Në çdo anë, shtriheshin masat e pafundme sublime të shkëmbinjve, të cilat në dritën e hënës dukeshin edhe më të spikatur e më të frikshëm. Shpellat dukeshin akoma më të trishtueshme në natën e zezë, ndërsa shkëmbinjtë dhe rrënojat më sterile. Por, natën po ashtu edhe vendi ishte krejt i braktisur.

Kur arritën në shpellën e “Profetit të Shpellës” plaku zbriti nga kali, dhe ia dhe në përkujdesje dervishit, deri sa të kthehej, pastaj u zhduken në shpellë pa hezitimin më të vogël.

Ai mund të përplasej në rrugën e tij, hap pas hapi, meqë ishte shumë  errësirë por shkonte para, pa frikë. Në terrenin nga ku kalonin,  ai njërën dorë e mbante  mbi sytë e tij dhe tjetrën në shpinën e shpatës së tij. Duhej të ishte ndonjë shpirt i lig që do të sundonte, që do të merrte guxim për ta bërë atë. Herë pas here, një erë  me shpejtësi i përshkonte pranë veshëve të tij, me një tingull tallës; në raste të tjera ai trokiste si një trup i ftohtë. Por, çfarë u kujdes ai për këto? Heshtja e thellë me të cilën qe rrethuar ishte shumë më e tmerrshme se sa të gjitha zërat e ferrit. Po as errësira nuk e  tmerroi, sepse zëri i tij i fuqishëm ishte tani ai që shpërtheu më shumë se heshtja nëntokësore si me një shpatë.

– Unë të thërras ty, o shpirt, qofsh i mirë apo i keq, me të cilin Allahu më lejon të flasë  me njerëz të gjallë – unë të thërras të flasësh me mua!

– Unë jam edhe tani pranë teje! ishte dëgjuar  një zë që i kishte pëshpëritur papritur. Ishte një zë  i ulët dhe i zbrazët, dukej  sikur atmosfera e shpellës po fliste.

I huaji bëri një lëvizje  pas zërit, sikur dora e tij e guximshme do të kishte kapur frymën; por nuk gjeti asgjë. Ishte një zë pa formë.

– Fol me mua! bërtiti njeriu i vjetër, me një zë që nuk shuhej kurrë.

– A e di fatin tim? – pyeti ai.

– E di, iu përgjigj zëri i padukshëm. Ti je një njeri i varfër që ke humbur gjithë atë që ke pasur, dhe ajo që ke tani nuk është e jotja!.

-Ti je një frymë e pakuptim, thërriste i huaji. Te ti është varri dhe dremitja; Unë nuk do të kërkoj asgjë tjetër për ty. Nuk je ti ai që e  di as fatin tim të tanishëm e  si mund ta njihni të ardhmen time? Ktheu  prapa dhe fli në paqe.

-Unë të njoh, vazhdoi zëri,  kam folur të vërtetën a nuk ju quajnë Ali Tepelena?

I huaji ishte i habitur.

-Ky është me të vërtetë emri im, iu përgjigj ai. Mos je ndonjë një i arratisur dje këtu me qëllim mashtrimi, dhe dije se  që nesër të bëhesh  pluhur dhe hi ?

-Vërtetë, por si dje, isha edhe tetëdhjetë vjet më parë, dhe kush do të thotë kur

do të jetë kjo, nesër për ty? Ti e di se këtu nuk ka as mëngjes as mbrëmje, iu përgjigj zëri.

– Për mua dje ishte koha kur e pashë për herë të fundit diellin, dhe nesër do të jetë koha kur ta shoh përsëri. Ali Tepelena, Zot i Janinës, ti je më i varfër se myslimani më i thjeshtë që ngjitet me një fije të flokëve, sepse ti ke humbur gjithçka që ke pasur  të çmuar. Ti ke keqpërdorur shërbëtorët e tu për mbrojtjen tënde. Ke mbytur nënën që të donte, dora jote e djathtë është tërhequr nga  shtëpia  që ndërtove; lavdia jote e madhe po kthehet në një mallkim për ty, dhe ti je bërë i urryer edhe për ata që mendon se  të duan të mirën.

– Kështu është, unë e di atë që kam bërë, por nuk pendohem për asgjë, sepse në fund thërrmohet edhe lulja, helmi shpërndahet kudo, gjahtari gjuan egërsirën, krimbi e ha  luanin. Të gjithë ne kthehemi në tokë. Allahu është i fuqishëm dhe Ai e urdhëron atë të jetë, kështu si jemi. Çfarë jam unë? vetëm një krimb më i madh se pjesa tjetër e krimbave. Kush do të luftojë me Perëndinë?

– Po çfarë është fati im në të ardhmen?

–  Nesër ti je më i ri se djali yt i porsalindur, do të vdesësh më i vjetër se paraardhësit e tu,  më të vjetër!.

– Flisni më qartë, në mënyrë që ta marr  kuptimin e fjalëve të tua. Unë e zotëroj  veten.

– Ai që mëkaton me shpatë, nga shpata do të vdesë, – thotë Allahu. Ai që mëkaton me dashuri, në të do të humbasë. Keni dy duar, një të djathtë dhe një të  majtë. Ti ke dy shpata, një të mbuluar me  ari dhe një tjetër  prej argjendi. Ti ke treqind gra në haremin tënd, por vetëm një në zemrën tënde. Ti ke dymbëdhjetë djem, por vetëm njërin nga ata e do. Shko tani! Ki kujdes për jetën tënde, për vdekjen tënde, sepse ajo është më e afërt me ty, më e afërt se arma jote, se fëmija yt, se pasuria jote. Dy duart tuaja do të të vrasin një ditë.

– Mashallah, po  këtë e di çdo kush që  vdekja është e pashmangshme, më thuaj vetëm një gjë, a do të triumfojë një ditë nëpër portat e serraxhës në Stamboll? “

– Ti do të qëndrosh atje në një piedestal argjendi, në fytyrë të turmës. e cila do t’ i gëzohet vdekjes tënde.

– Kur?”

– Ajo ditë do të vijë,  kur do të jesh në dy vende, në të njëjtën kohë, në Janinë dhe në Stamboll. Ditët që vijnë do të shpjegojnë atë.

– Pse ma përmende atë grua që unë e dua më shumë se të tjerat?

– Sepse ajo do të jetë e para, që do të tradhtojë.

– Ti je një i mallkuar! bërtiti Aliu, duke drejtuar  shpatën e tij dhe duke goditur me armiqësi në drejtimin e zërit. Shpata u vërtit përmes ajrit të zbrazët dhe në çastin tjetër. zëri u përgjigj nga një distancë e respektuar:

– Ka ndodhur tashmë!.

– Kjo është vetëm një ëndërr, një ëndërr! kishte thënë Aliu.

– Nuk është ëndërr, je zgjuar, Ali,- ia ktheu  zëri misterioz.

– Nëse nuk është ëndërr, më jep një shenjë që unë mund ta di përpara se të largohem prandaj ta di se nuk kam ëndërruar.

– Së pari vendose shpatën në këllëfin e vet.

– E kam vendosur tha Aliu,  por kishte gënjyer, sepse atë e kishte mbështetur vetëm në brezin e tij.

– Në këllëf, po të them, – bërtiti zëri.

Papritmas Aliu përjetoi një dridhje dhe kishte kuptuar se ajo qenie mund të dallonte edhe lëvizjen e tij më të vogël në errësirë.

– Tani shtrije dorën! dëgjoi zërin e tij i cili  ishte mjaft pranë.

Ali shtriu dorën e tij, dhe në të njëjtën çast ndjeu një energji të fuqishme. Dora e tij e burrit u kaplua  si me një forcë magnetike, prej çeliku. Ajo ishte  aq e fortë dhe aq mizore sa gjaku filloi t’i shtypte egërsisht gishtat e  tij. Më në fund, i padukshmi u largua, dhe tha me një pëshpëritje:

– Asnjë muskul i fytyrës sate nuk lëvizi nën presionin e dorës sime. Vetëm Ali Tepelena është ai  që e duron këtë forcë.

– Dhe  është  vetëm një njeri që mund të shtypë dorën time si kjo, iu përgjigj Aliu. Emri i tij ishte, Behram, i biri i Halil Patronës,  i cili, dyzet vjet më parë, ishte shoku  ime në luftë, dhe që atëherë u zhduk.

– Kush je ti? -pyeti sërish  Aliu? “

– Zoti qoftë me ty !” tha zëri, në vend që të përgjigjej.

– Kush je ti?” pyeti me zemërim Aliu, duke bërë një hap para zërit që po largohej

– Zoti qoftë me ty ( në origjinal: Alejkum unallah!)  ishte përshëndetja e ndarjes që tashmë ishte shumë larg.

Pashai  i  fuqishëm  u kthye mbrapa me shpejtësi  dhe në dritën e hënës, i kishte  parë  qartë në dorën e tij, pikat e gjakut,  cilat ia kishte shkaktuar zëri i  fuqishëm, që e kishte këshilluar për aq kohë…

( Pjesë e përkthyer e romanit  në dorëshkrim, nga Ahmet Qeriqi)

Vazhdon

 

 

 

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …