Karen Donfried

Karen Donfried: Ne i japim prioritet dialogut dhe e ndihmojmë Kosovën të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, sepse status-quoja është e paqëndrueshme. Ne i japim prioritet mbështetjes së procesit të dialogut,  në mënyrë që  t’i ndihmojmë Kosovës që të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, duke pasur në qendër njohjen e ndërsjellë. Status quo-ja është paqëndrueshme. Jo vetëm që e pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo nga kjo përfiton Kremlini. Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në Ballkanin Perëndimor.  Zonja Donfried ka thënë se me Albin  Kurtin ka diskutuar për hapat e ardhshëm të dialogut dhe rëndësinë e përparimit në këtë proces. Ndërkohë, pas takimit me diplomaten amerikane.  kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka qenë e përkushtuar, kreative dhe konstruktive në dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …