Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Për qëndrime tona me Amerikën, kryeministri i sotëm na kishte etiketuar si tradhtar, të nënshtruar e të shantazhuar

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur lidhur me takimet e kryeministrit Albin Kurti me zyrtarë të lartë amerikanë dhe ndihet  e  kënaqur që Kurti po shpreh mirënjohje e respekt për Amerikën, pasi  qëndrimet e tij në të kaluarën kundër politikanëve që kanë qenë të bashkërënduar me politikat amerikane kanë qenë të gabuara.  Sinqerisht, dhe pa cinizëm, po më vije mirë që, më më fund, Kryeministri i Kosovës po shprehë mirënjohje dhe respekt publik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Neve, më herët, për qëndrime të bashkrenduara me Amerikën, Kryeministri i sotëm na ka etiketuar si tradhtar, të nënshtruar, e të shantazhuar. Mes tjerash, Albin Kurti, kishte thirre  edhe një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, për të denoncuar një shkëmbim letrash mes Kryeministrit Thaçi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.  E mos të flasim për zhurmat e paarsyeshme të Z. Kurti lidhur me angazhimet e ish-Sekretares Albright në mbështetje të Kosovës. Këto të fundit i kanë të publikuara në pamfletet  e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …