Brickos

Katër poezi të poetit, Arbër Shabanaj nga përmbledhja poetike: Pas natës

Katër poezi të poetit, Arbër Shabanaj nga përmbledhja poetike: Pas natës

– Pedagogut të madh, mësuesit të letërsisë, babait tim, Ciceron M. Shabanaj –

 

Tani mu kujtua kur nxënësit kishin hartim

dhe unë nisë, shkruaj këtë vjershë

e veten ndjeva gjimnazist,

plot me ëndrrime, gaz e shpresë.

 

Kur komentonin ata Homerin,

se Aleksandrin e Madhë temë e patën,

dikush zuri të flasë me Poseidonin,

një tjetër këtij edhe dorën i zgjatën.

 

Ç’mu kujtu tani pedagog Ciceroni

dhe ajo temë që na u dha n’gjimnaz,

ndaj Poseidon në këto çaste u bëra,

e çava detin me tallaz.

 

Se n’cilat brigje do t’përplasem,

sot sigurisht atë s’e di,

por që diku do të arrij,

këtë e them me siguri.

 

Nuk pashë aq shumë vise si Aleksandri i Madhë,

për sulme të mia askënd s’ngrita peshë,

unë një poet stuhishë mbeta

e jetën e gëzova si një murgeshë.

 

Porse pas natës mëngjesi vjen

e dita shpraz si kremtë fëmije,

mbase në këmbë ajo mua më gjen,

ose t’përplasur si zog stuhie.

… Derdhen mendimet tallaz-tallaz,

në fletore hidhen mendime të mëdha,

ghithçka do jepja unë këtë çast,

veç që të isha sot si ata!

 

2000

 

 

 

 

NUK U PENDOVA

 

Në tregun e rrenave,

unë gjeta të vërtetën;

e bleva,

domosdo

dhe barta pasojat …,

gjithë jetën.

 

Nuk u pendova;

më mirë një ditë me të vërtetën,

se sa gjithë jetën

rrenen ta kisha jorgan …

 

1997

 

ELEGJI

 

– Ushtarit dhe shokut tim Astrit Suli-t dhe ushtarëve tjerë të mi, të cilët dhanë jetën për liri në Frontin e Pashtrikut, gjatë Luftës së tmerrshme të Kosovës –

 

I kisha shokë luftëtarë,

tani s’janë më,

për rreshtim e stërvitje lufte me këta ushtarë,

unë takim më nuk lë.

 

Rininë ia falën,

një populli, i cili lirinë e ka akoma përmallë,

se si do t’jetonin,

si të ishin sot të gjallë?

 

Për ta një varg,

një poemë është pak,

kush dhuron një hero për liri,

jeton në çdo prak.

 

Jeton në çdo zemër,

në çdo fletë jeton,

në ato gryka e kodra me emër,

sikur edhe pylli për kët gjelbron.

 

Në dheun e ftohtë

domosdo s’janë mirë,

po duart drejt lirisë së ngrohtë

ata kanë shtrirë.

 

Njëri nën një fidan,

tjetri nën një lis,

sikur i thonë pyllit që i mban:

„Vdes unë, ti mos vdis!“

 

„Se ta dhamë rininë,

ta dhamë një jetë“,

ndaj ata jetojnë me lirinë,

në çdo lis, pishë, zemër e në çdo fletë.

 

1999

 

I SHKRUAJ NËNËS ABË

 

– Personit tim, mua – Arber Shabanaj, i përndjekur politikisht – si emigrant në Gjermani –

 

E di se letrën time, nënë,

ti në dritare rri dhe e pret,

teksa kjo natë kaq tinëzare

këtu mbi Hannover nis e zbret.

 

Letrën tënde unë sapo e mora,

përse ta fsheh; me lotë e lava,

po ç’dreq jam, burrë a fëmijë

që përmbi të kaq shumë qava?

 

Se mu kujtuan laxhet e shokët,

sundimi sllav e varfëria që rendnin shtëpi n’shtëpi,

o nënë Abë, flokëbardha e ime,

që me thonj të duarve na rrite ti!

 

Ja pse; sa e mora sot letrën tënde,

lotët si breshër aty më ranë,

se Hannover-i mund të bëhet imi,

po çfarë më duhet pa ty, o nanë?

 

Se vjen nata,

askush s’më mbulon,

se vjen mëngjesi,

askush nuk më zgjon,

se më shtyp lodhja,

askush s’më freskon,

vjen dreka, darka,

askush nuk më shtron.

 

Po mos kij frikë,

në dërrasë të kalbur

unë s’kam për të shkelur,

se jam yt birë,

edhe gjithë Hannover-in

për mua t’a pyesësh,

kanë për t’më njohur

si shqiptar të mirë!

 

Se përtej Hannover-it,

je ti, o nënë,

se përtej Hannover-it,

është Kosova, është Shqipëria,

se në qoftëse nuk jeton

njeriu pa zemër,

ashtu s’jetoj unë

pa ju të tria!

 

Aty në dritare,

ku ti mbrëmjesh pret,

për ditë me mendje,

o nënë kam ardhë

dhe jam mbështet

mbi prehërin tënd

e t’i kam puthur

flokët e bardhë!

 

Porse një ditë,

do të vij patjetër

edhe plot gjëra

kam për të thënë,

tani po e mbyll

edhe ktë letër,

të puth duart

përjetë, o nënë!

 

1992, Hannover

 

 

Arber Shabanaj është njëri prej krijuesve të letërsisë shqipe, i cili me anë të talentit dhe penës së tij, ka mundësuar njohjen e letërsisë sonë në shumë vende të Europës, veçanërisht në Gjermani. I lindur në Gjakovë, më 08 mars të vitit 1970, Arber Shabanaj është një prej intelektualëve dhe shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohëse shqipe, i cili që në kohën e regjimit të egër sllav kërkonte liri krijimi.

Kuptohet se edhe për këtë organet e dhunëshme qeveritare dhe policore sllave, të cilat ishin të instaluara në Kosovë, e maltretuan sidomos në Verën e Vitit 1991 pa fije mëshire fizikisht dhe, për të kuruar plagët e trupit dhe shpëtuar jetën e tij, Arber Shabanaj u përndjek me dhunë nga Kosova dhe u detyrua të emigroi politikisht në Gjermani.

 

Das Gericht des gelobten Rechtsstaates“, Die vorgespielte Gerechtigkeit“, Der Befreiungskrieg, wie ich ihn erleben musste“, Die Glocken der Stille“ dhe shumë vepra të tjera të shkrimtarit Shabanaj janë krijimtari letrare të pashmangshme për vitrinat e literaturës gjermane.

Për vëllimin të cilin ju e keni në dorë autori ka seleksionuar. Pa dhimbje e me dhimbje shumë e shumë poezive të shkruara gjatë njëzet e pesë viteve ju ka thënë lamtumirë! Ato që i kishte më pranë zemrës i la!

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …