KE-ja, për hir të Serbisë, hodhi poshtë të gjitha amendamentet e Kosovës që i prezantoi Shqipëria

Ka përfunduar në Stasburg,  votimi i amendamenteve në Komisionin për Politikë të Jashtme i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për projektrezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën, përgatitur nga raportuesja, Ulrike Lunaçek. Projektrezoluta, pas ndërhyrjes së Serbisë ka pësuar ndryshime rrënjësore. Në Komision janë hedhur poshtë të gjitha amendamentet, që i prezantoi Shqipëria. Delegacionit të Kosovës nuk iu lejua fjala, me arsyetimin se raportuesi Conde nuk ishte i pranishëm. Në orën 15.00 sërish ka filluar seanca e Asamblesë, ku të njëjtat amendamente do t’i paraqesë Suedia, mirëpo pa përkrahjen e Komisionit.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …