Këshilli Evropian nuk ka dhënë rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në raportin që pritet të dalë së shpejti, Këshilli Evropian nënvizon rëndësinë e përmbushjes së të gjitha kushteve të përcaktuara për liberalizim të vizave. Ky Këshill përmend disa herë, se hyrja në fuqi dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, nuk paragjykon qëndrimet e shteteve anëtare për statusin e Kosovës. Poashtu në pikën 52 të Raportit, Këshilli Evropian thotë se gjendja aktuale politike në Kosovë duhet të zgjidhet sa më parë. “Këshilli dënon përdorimin e dhunës për qëllime politike në veçanti dhe në pengimin e punës Kuvendit nga opozita”, është thënë në raportin e Këshillit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
AARC: Pezullimi i Dialogut Strategjik është alarmi më i madh për Kosovën
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ka shprehur shqetësimin e thellë për pezullimin e Dialogut Strategjik midis …