Korporata Energjetike e Kosovës përmes një komunikate fton të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë siguruar furnizues të energjisë elektrike të lidhin kontrata komerciale me KEK.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) inkurajon të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë siguruar furnizues të energjisë elektrike, që të lidhin kontrata komerciale të drejtpërdrejta me KEK, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.”
KEK thotë se deri tani ka lidhur 15 marrëveshje komerciale.
“Sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), KEK është e licencuar për furnizim në treg të hapur dhe deri më tani ka lidhur me sukses 15 marrëveshje komerciale, duke përfshirë edhe ndërmarrje publike strategjike.”
Furnizimi nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) është vetëm një zgjidhje e përkohshme, me periudhë 60-ditore dhe çmime më të larta nga tregu.
Sipas udhëzimeve të ZRRE-së, konsumatorët që nuk zgjedhin furnizues kalojnë automatikisht te FMF për 60 ditë, ku çmimet janë më të larta se në tregun e lirë. Pas këtij afati, lidhja e kontratave me furnizues të rregullt është e detyrueshme.
Marrëveshjet komerciale me KEK ofrojnë çmime konkurruese, furnizim të qëndrueshëm dhe transparencë.
KEK siguron furnizim referuar në çmimet e tregut të publikuara në bursën zyrtare të energjisë ALPEX.”
“Veproni tani! Lidhja e kontratës komerciale është hapi më i sigurt për të shmangur pasigurinë dhe kostot e larta të furnizimit përmes FMF-së.”