leoni

KEK-u, njofton për licencën e shfrytëzimit të qymyrit, pas polemikave mbi statusin e tij ligjor

Nga data 13 tetor 2024, Korporata Energjetike e Kosovës ka funksionuar pa licencë. Ky shqetësim u ngrit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, i cili theksoi se KEK-u nuk ishte licencuar nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, duke e ndaluar atë të hulumtojë, eksploatojë dhe të përpunojë mineralet, përfshirë resurset e thëngjillit. Një ditë pas kësaj seance, KEK-u njoftoi se kishte pranuar licencën e nevojshme, që në fakt ishte lëshuar më 22 tetor 2024, me vlefshmëri që nga 13 tetori 2024. KEK-u ka qenë në qendër të vëmendjes pas arrestimit të kryeshefit të saj, Nagip Krasniqi, dhe për shkak të komunikimeve të tij me Dejona Mihalin të Vetëvendosjes, e cila i jepte udhëzime për punën e tij në ndërmarrje dhe reduktime të rrymës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …