Kelmendi: Murat Jashari, është figura më e përshtatshme për te qenë kryetar i Kosovës

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, duke folur për zgjidhjen e kryetarit të ardhshëm të Kosovës, ka propozuar që kandidat për të parin e Kosovës të jetë Murat Jashari.  Ai ka shkruar se duke u bazuar në sakrificën dhe kontributin historik të familjes Jashari, konsideroj se Murat Jashari, anëtar i kësaj familje, është figura më e përshtatshme për te qenë i pari i vendit”. Kelmendi ka thënë se pozita e presidentit ka për qëllim unifikimin e popullit, dhe sipas tij, kush më mirë se një pjesëtar i kësaj familje emblematike do të luante këtë rol. “Murati dhe familja Jashari, në krejt periudhën e pasluftës, vazhdimisht kanë kontribuar në unitet, duke thirrje për unifikim të faktorit politikë në Kosovë. Koha për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit po afrohet. Murati dhe familja e tij e meritojnë këtë nderë. Kelmendi ka deklaruar pak ditë më parë se nuk e përkrah kandidaturën e Hashim Thaçit për kryetar të Kosovës dhe se nuk do ta votojë  kandidaturën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …