Ministrja Nagavci

Keqpërdorime me subvencionet për librat shkollorë – mbi 60 mijë euro të shpërdoruara nga prindër që nuk plotësonin kriteret

Ministria e Arsimit, e udhëhequr nga Arbërie Nagavci, prej tre vitesh ka zbatuar programin e subvencionimit të prindërve për blerjen e librave shkollorë. Por raporti i fundit i Zyrës Kombëtare të Auditimit ka zbuluar se gjatë vitit 2024 ky program është keqpërdorur nga një pjesë e prindërve. Sipas raportit, mbi 60 mijë euro janë ndarë si subvencione për qytetarë që nuk i kanë plotësuar kriteret, duke përfshirë raste ku fëmijët nuk ishin të regjistruar në shkollë, jetonin jashtë vendit apo ndiqnin sistemin paralel serb. Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ka thënë se shifra reale e keqpërdorimeve mund të jetë edhe më e lartë:
Këto 60 mijë euro kanë të bëjnë vetëm me disa shkolla. Po të kontrolloheshin të gjitha, shuma do të dilte dukshëm më e madhe. Këtë vit janë ndërmarrë masa shtesë, pasi shkollat tashmë konfirmojnë për secilin nxënës nëse është i regjistruar apo jo”. Nga ana tjetër, eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, ka theksuar se keqpërdorimet janë pasojë e mungesës së verifikimit:
Çdo aplikim i prindërve është marrë i mirëqenë, pa kontrollim paraprak. Për fat të mirë, këtë vit është vendosur që verifikimi të bëhet në nivel shkolle, nga koordinatorët përgjegjës për çdo nxënës.  Ministria e Arsimit ka reaguar duke thënë se rastet e vitit të kaluar tashmë janë adresuar dhe po trajtohen nga organet kompetente.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi me shtabet zgjedhore: PDK e gatshme për fitore më 12 tetor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim me shefat e …