Kërcënohet gazetari Lirim Mehmetaj, reagon AGK-ja

Gazetari dhe themeluesi i “VOX Kosova”, Lirim Mehmetaj është kërcënuar me jetë në “Facebook” nga një komentues. Për këtë kërcënim ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK),  duke thënë se ky kërcënim vë në rrezik Mehmetajn dhe redaksinë që ai drejton, pa çka iu është bërë thirrje Policisë që të ofrojë masa mbrojtëse. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me kërcënimin e rëndë me vrasje ndaj gazetarit dhe themeluesit të Vox Kosova, Lirim Mehmetaj. Një koment kërcënues në Facebook ndaj tij, mes tjerash, thotë: 3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie. AGK-ja e dënon ashpër këtë gjuhë dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të ndërmarrin masa urgjente për identifikimin dhe lokalizimin e personit në fjalë dhe ta mbajë përgjegjës për veprën penale të kanosjes. Ky kërcënim kaq serioz vë në rrezik sigurinë fizike të Mehmetajt dhe redaksisë që ai udhëheq, prandaj AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë masa mbrojtëse”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Më 17 shkurt platforma “Liria ka Emër” organizon protestë në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17 shkurt në orën 14:00 në …