Adem Grabovci

Kërcënon, Adem Grabovci, kërkon gjendje të jashtëzakonshme dhe pushtet policor

Shefi i PDK-së, Adem Grabovci, i mllefosur në veprimet e opozitës, dhe jo në lëshimet që i kanë bërë Qeveria e vendit Serbisë e Malit të Zi,  konsideron se kjo çfarë po ndodh në 7 muajt e fundit, sidomos brenda Kuvendit të Kosovës, është e paparë dhe e papranueshme. Ajo që ka ndodhur jashtë Kuvendit, protestat madje  edhe të përgjakshme nuk i bëjnë fort përshtypje Grabovcit, sepse atje nuk ka ndodhur asnjëherë as rastësisht. Ai mendon se opozita ka  hyrë në një agjendë të huaj që ka për qëllim shkatërrimin e shtetit. “A ka absurditet më të madh se sa në një shtet të sulmohet kryeministri i vendit. Të arrestohen njerëz dhe pas disa orësh të lirohen aktorët. A është drejtësi kur gjykatat tona u krijojnë mundësi atyre që kryejnë krimin, t’u mundësojnë të kthehen në vendin e krimit, për të vazhduar në vendin e njëjtë. Kjo është e palejueshme. Mendoj kolegë të nderuar deputetë, ne nuk mund të lejojmë deri në pafundësi në këtë formë”, ka thënë më tej Grabovci, duke aluduar hapur në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, jo për ta ruajtur Kosovën por shtëpinë e Isa Mustafës, veturën e tij dhe natyrisht klanin partiak e qeveritar.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Më 26 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të hapë afatin për aplikim të subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 qershor, do të hapë afatin për …