Opozita Kuvend

Deputetët e opozitës janë larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e opozitës në Kuvend e kanë braktisur sallën. Ata u larguan pas ftesës që ua bëri deputeti i vetëvendosjes Ismail Kurteshi, i cili ka deklaruar  në Kosovë nuk ka situatë normale. “Derisa në krye të Qeverisë të jetë Isa Mustafa , shkelësi i Kushtetutës , nuk do të ketë normalitet në Kosovë. Kurteshi ka ftuar qytetarët që të dalin në protestë më 26 mars në sheshin e Skënderbeu në Prishtin. Ai ka insistuar që kjo Qeveri të dërgohet në shtëpi.  Skaneri, që e ka blerë Qeveria duhet dërguar në Qeveri për të skanuar korrupsionin e saj, jo për të skanuar deputetët e opozitës. Në sallë ka  qëndruar vetëm hedhësi i sotëm i gazit lotsjellës,  deputeti i Vetëvendosjes, Sali Salihu.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …