Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Isa Mustafa: Unë jam kryeministër i vendit, Policia nuk duhet të lejojë të ma sulmojnë shtëpinë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që opozita të kundërshtojë me gaz lotsjellës. Ai ka folur edhe për sulmet me koktej molotovi në shtëpinë e tij. Pak para fjalimit të tij, kryeministri u sulmua me ujë nga Mytaher Haskuka dhe duke folur për këtë rast, Mustafa ka thënë se nuk është shënjestër në të cilën mund të gjuajnë opozita. “Unë jam kryeministër i vendit, nuk jam shenjë, që kujt t’i teket që të gjuajnë në mua, as brenda Kuvendit as jashtë Kuvendit. Organet e drejtësisë nuk duhet të lejojnë që të më sulmohet shtëpia. Por në qoftë se një shtëpi e kryeministrit të Kosovës sulmohet  dhe heshtin të gjithë, atëherë nuk është mirë diçka në këtë Kuvend”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …