Kadaj-Bujupi: Të gjitha ato që premtoi Veseli, i pati premtuar Thaçi në 2007-n

Donikë Kadaj-Bujupi: Opozita është këtu për të vazhduar kundërshtimin dhe për të shtuar format e veprimit

Opozita është e bashkuar edhe në aksionet e ardhshme, me të gjitha mjetet, për të kundërshtuar këtë qeveri dhe këtë pushtet që ka degraduar vendin, ka deklaruar  deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës. “Siç po shihet ne sot jemi bashkë me opozitën, kundërshtimi do të jetë i përbashkët dhe do të vazhdojmë me format e njëjta”, ka thënë Kadaj-Bujupi. “Ne sot jemi këtu për të vazhduar kundërshtimin dhe do të shtojmë format e veprimit. Të gjitha veprimet që kanë ndodhur deri tani janë veprime për të ndalur keqpërdorimet. Po të mos ishte gazi lotsjellës ne sot nuk do të ishim duke folur për marrëveshjet e dëmshme”.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …