leoni

Vetura

Kërkohet heqja e kushtëzimit për pagimin e tatimit në pronë dhe disa shërbimeve tjera për regjistrimin e automjeteve

Tash e shumë vjet institucionet e Kosovës i kushtëzojnë qytetarët e vendit të paguajnë tatimin në pronë dhe disa shërbime të tjera komunale për regjistrimin e veturave. Deri para shfaqjes së virusit Covid-19 sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë qenë 150 mijë automjete të paregjistruara. Pandemia ka ndikuar që ky numër të rritet edhe më shumë. Ndërkohë, ky kushtëzim në mënyrë direkte paraqet shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ministri Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu duke pranuar se numri i veturave të paregjistruara është në rritje, ka thënë se për t’u liruar qytetarët nga këto kushtëzime, kërkohet të bëhen ndryshime ligjore. Ai po ashtu ka thënë se për automjetet që kanë mbetur pa u regjistruar për shkaqe të pandemisë, MPBAP-ja po vepron me vendime të herë pas hershme, derisa shton se çështja e pagesave është e rregulluar me udhëzime administrative.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …