leoni

Serbia duhet ta njohë Kosovën sa më parë, thotë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kërkohet seancë dëgjimore e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviq, në mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kuvendit të Malit të Zi e ka caktuar datën  3 maj për një seancë dëgjimore të kryeministrit në mandatin e përkohshëm, Dritan Abazoviq, lidhur me mbështetjen që ai i dha  Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës e mbështeti dërgimin e kërkesës për votim tek Asambleja e saj Parlamentare më 24 prill, për të cilën votoi edhe përfaqësuesi i Malit të Zi. Nga 46 shtete sa ka Këshilli i Evropës, 33 votuan për. Seanca dëgjimore e Abazoviqit, i cili gjithashtu mban detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme, u mbështet nga deputetët e Frontit Demokratik pro-rus (DF), ata të Partisë Popullore Socialiste pro-serbe (SNP) dhe Demokratëve, me sugjerimin e kryetarit të Komisionit, Miodrag Lekiq. Abazoviq duhet të  na shpjegojë metodën, me të cilën është vendosur që të përkrahet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës. Kjo çështje është e diskutueshme. Vendimi është marrë tepër lehtë kur janë duke u zhvilluar negociata të rëndësishme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Lekiq gjatë  takimit të  Komisionit.(REL)

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …