Perparim Kabashi

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar se edhe Përparim Kabashi, zëvendësi i Nagip Krasniqit është nën hetime

Prokuroria Themelore e Prishtinë ka konfirmuar publikisht se Përparim Kabashi, të cilin Bordi i KEK-ut e emëroi si ushtrues të detyrës së zëvendës-Kryeshefit Ekzekutiv pas arrestimit të Nagip Krasniqit, është nën hetime. Bordi i Drejtorëve të KEK-ut e ka pezulluar para dy ditësh nga pozita e Krye-shefit Ekzekutiv Nagip Krasniqin, meqë u arrestua nën dyshimin për tri vepra penale. Në vend të tij, Bordi emëroi si ushtrues detyre, Përparim Kabashin, por edhe ai është nën hetime.  Hetimet ndaj tij raportohet se kanë nisur në mars të vitit të kaluar, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Dyshimet janë se Kabashi ka nënshkruar një kontratë për shitjen e thëngjillit në vlerë 1.6 milion euro, pa i verifikuar nëse procedurat e zhvilluara kanë qenë në përputhje me ligjin në lidhje me aktivitetin e prokurimit.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …