Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka mbajtur takimin e 255-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skender Çoçaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka mbajtur takimin e 255-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skender Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Këshilli, shqyrtoi kërkesën e drejtorit e SKGjK-së për lejimin e shtesave të TI-ve për një numër të caktuar të zyrtarëve të TI-ve të KGjK dhe gjykatave, të cilët si pasojë e mos funksionimit të Komisionit të MAP, kanë mbetur të pa përfshirë në listë dhe dallojnë nga kolegët e tyre. Gjithashtu, për harmonizim të pagave të TI-ve të KGjK-së me ata të KPK-së.

Anëtarët e Këshillit, shqyrtuan dhe aprovuan kërkesën e kryetarit të Gjykatës Supreme për caktimin e  gjyqtares Mejreme Memaj, si nënkryetare të kësaj gjykate.

Në vijim, anëtarët e KGjK-së, emëruan anëtarin e rregullt të Panelit për Lirim me Kusht të deleguar nga Gjykata e Apelit si dhe anëtarin rezervë të deleguar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Po në këtë takim, Këshilli caktoi komisionet për zgjedhjen e anëtarëve të KGjK-së nga Gjykatat Themelore si dhe datën 8 qershor 2021 për Gj.Th.Prishtinë dhe Gj.Th.Ferizaj, 9 qershor 2021 për Gj.Th.Pejë, dhe Gj.Th.Prizren, 10 qershor 2021 për Gj.Th.Gjakovë dhe Gj.Th.Gjilan,  Ndërsa, më datë 21 qershor 2021 për mbledhjen e zgjedhjeve të përgjithshme të anëtarëve. Lidhur me këtë çështje, u aprovua edhe dokumentacioni i nevojshëm për këtë proces.

Anëtarët e KGjK-së, aprovuan shpalljen e konkursit për gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega në Novobërdë.

Po ashtu, anëtarët caktuan gjyqtarët në listën e Paneleve Hetimore në nivelin e të gjitha gjykatave.

Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dyer të mbyllura dhe shqyrtoi dy (2) raste disiplinore.

Kontrolloni gjithashtu

Nëntoger Kushtrim Derguti diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Nëntoger Kushtrim Derguti ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e …