RIT Kosova (A.U.K) njofton për themelimin e Bursës së Familjes Zagragja

RIT Kosova (A.U.K) njofton për themelimin e Bursës së Familjes Zagragja

RIT Kosovë (A.U.K) ka kënaqësinë të njoftojë krijimin e “Bursës së Familjes Zagragja”. Kjo bursë është bërë e mundur përmes një zotimi bujar të donactionit prej mbi 25,000 Euro nga Anëtari i Bordit tonë dhe ish studenti (BSc ’08), Z. Yll Zagragja.

Bursa e Familjes Zagragja do të sigurojë dy bursa të pjesshme për studentët e parë që regjistrohen në RIT Kosova (A.U.K) në vjeshtën e vitit 2021 për katër vitet e ardhshme të studimeve.

Presidenti dhe Dekani i RIT Kosova (A.U.K), Dr. Kamal Shahrabi, ka vizituar zyrat e dy bizneseve të suksesshme që Z. Zagragja ka themeluar, “Zagragja & Associates” dhe “UCX Kosova” në ambientet e tyre të reja në Prishtinë, Kosovë.

Dr. Shahrabi shprehu mirënjohje për Z. Zagragja dhe familjen e tij për këtë kontribut thelbësor dhe deklaroi: “Ne jemi krenarë për arritjet e alumnëve tanë si Ylli (BSc ’08), Jeta (Bsc ’10) dhe Lumbardh (BSc ’15) të cilët kontribuojnë çdo ditë në ekonominë e Kosovës. Përmes përpjekjeve të tyre ata kanë shtuar më shumë se 100 vende pune në tregun e punës në Kosovë dhe eksportin shumë të nevojshëm të shërbimeve cilësore nga Kosova në mbarë botën. Dëshira e tyre për t’iu kthyer shkollës së tyre RIT Kosova dhe për ta bërë arsimin më të arritshëm për studentët e tjerë, është një dëshmi e vlerave të tyre të forta, integritetit të lartë dhe përpjekjeve shembullore të punës për të kontribuar vazhdimisht për të rinjtë e Kosovës. Si RIT Kosova, ne jemi krenarë që kemi qenë pjesë e rrugëtimit të tyre.”

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit , Z. Yll Zagragja shtoi se “ne duhet të njohim ndikimin e pashoq që RIT Kosovo si institucion arsimor ka pasur në çdo sektor të ekonomisë. Të diplomuarit në RIT Kosovo udhëheqin institucione të ndryshme, kanë ndërtuar biznese eksportuese, dhe luajnë rol kyq në kauza të ndryshme shoqërore. Unë fuqimisht besoj se RIT Kosovo është bërë një hallkë tejet rëndësishme në ekonominë dhe proceset e shtet-ndërtimit në vendin tonë dhe, për këtë arsye, duhet të pranohet dhe mbështetet nga të gjithë si e tillë.”Për më shumë informata rreth bursës së Familjës Zagjragja, vizioni web faqën e
RIT Kosovë (A.U.K).

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 korrik 2024,në orë 12:00, në sallën e Kuvendit të Komunës se Deçanit, përkujtohet prof. dr. Sylë Tahirsylaj

Në emër të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan dhe në …