Brickos

Isa Mustafa

Isa Mustafa: Reciprociteti me Serbinë ka qenë ndër kauzat kryesore të zgjedhjeve, të gjithë atyre që kanë garuar me Vetëvendosjen

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, e quan mashtrim të Qeverisë Kurti, deklaratën e ministres së Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila gjatë ditës së djeshme, tha se reciprociteti me Serbinë nuk është zgjidhje e problemeve. Ai ka thënë se reciprociteti me Serbinë ka qenë ndër kauzat kryesore të zgjedhjeve nga ana e të gjithë atyre që kanë garuar me Vetëvendosjen dhe në kuadër të kësaj partie, duke përfshirë kryeministrin Albin Kurtin, presidenten, Vjosa Osmanin, si dhe krykuvendarin Glauk Konjfuca. “Mund të them se reciprociteti me Serbinë ka qenë ndër kauzat kryesore të zgjedhjeve nga ana e të gjithë atyre që kanë garuar me LV-në dhe në kuadër të LV-së, pra qeverisë së tanishme, presidentes dhe kryeparlamentarit. Të gjithë këta tani formalisht janë në rregull, sepse kanë marrë vota nga qytetarët aq sa iu nevojiten të bëjnë çfarë të duan dhe si të duan”, ka thënë Mustafa.

“Pra, alternativat janë të qarta për qeverinë dhe të tjerët. Ata që iu kanë besuar zotimeve dhe premtimeve të tyre, tani e shohin realitetin. Qeveria po mashtron , por votën e shumicës e ka marrë të mashtrojë, të bëjë çfarë të dojë. Për fat të keq, edhe miratimin e një pjese të opozitës, që i mundësoi Vetëvendosjes konsolidimin e pushtetit absolut”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …