NDËRTIMI I SHKOLLËS FILLORE TË MESME TË ULËT “EDMOND HOXHA” NË JUNIK DREJT FINALIZIMIT TË PUNËS SË VRAZHD

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi me bashkëpunëtor, ka vizituar vendpunishtën e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Edmond Hoxha”, projekt i hartuar bazuar në kërkesat dhe nevojat e nxënësve me qëllim të zhvillimit efikas të procesit mësimor. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, i cili ishte dhe këmbëngulës në jetësimin e këtij projekti, infrastrukturë kjo bazike që i shërben ngritjes së cilësisë në mësimnxënie, vlerësoj që nxënësit tanë me sukseset që kanë treguar në nivel lokal, nacional e ndërkombëtar meritojnë kushte dhe përkrahje të vazhdueshme dhe që suksesi i tyre shpërblen angazhimin dhe këmbëngulësin tonë në jetësimin e këtij projekti për t’iu ofruar kushte dhe infrastrukturë të mire për zhvillim të mirë të procesit mësimor, avancim në shkenca e afirmim në art e kulturë. Projekti: “Ndërtimi i shkollës fillore të mesme të ulët Edmond Hoxha” financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …