Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 279-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 279-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur takimin e 279-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Në fillim të këtij takimi, Kryesuesi Zogaj falënderoi Projektin e USAID – Drejtësia Komerciale, si partner serioz të KGJK-së, i cili ka mbështetur vazhdimisht implementimin e Ligjit për Gjykatën Komerciale.

Nga ana tjetër, Drejtori i Projektit të USAID – Drejtësia Komerciale, Christopher Thompson, tha se jemi krenar që bashkëpunojmë me KGJK-në dhe e vlerësojmë seriozitetin dhe profesionalizmin e Këshillit për ta funksionalizuar në kohë Gjykatën Komerciale.

“Jap zotimin e plotë se të gjitha aktivitetet e planifikuara do të koordinohen me partnerin tonë, Projektin e USAID – Drejtësia Komerciale si dhe do t’i trajtojmë me urgjencë të gjitha çështjet që dalin nga Ligji për Gjykatën Komerciale, si përgjegjësi të KGJK-së”, tha Kryesuesi Zogaj.

Këshilli aprovoi shpalljen e konkursit për kryetar të Gjykatës Komerciale, me ç’rast u caktua Komisioni vlerësues për intervistimin, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve për pozitën kryetar të Gjykatës Komerciale.

Anëtarët e Këshillit aprovuan shpalljen e konkursit të brendshëm për katërmbëdhjetë (14) pozita të lira për gjyqtar në Gjykatën Komerciale, nga këto pozita nëntë (9) për gjyqtar në shkallën e parë dhe pesë (5) në shkallën e dytë. Nga këto dy nivele, nga një (1) pozitë do jetë e rezervuar për komunitetin jo shumicë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …