Këshilli i Ambasadorëve u kërkon shqiptarëve të Kosovës Lindore të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë konsideron se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, më 17 dhjetor 2023, është një moment i rëndësishëm që ka nevojë për vlerësim nga shqiptarët e Kosovës Lindore. Këshilli i bën thirrje faktorit politik shqiptar që të merr pjesë në zgjedhje, gjersa thekson se politikat diskriminuese shtetërore nga institucionet serbe janë ende të pranishme. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon votuesit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për pjesëmarrje sa më të madhe në këto zgjedhje, me synim ruajtjen e përfaqësimit në Kuvendin e Serbisë, për ndërgjegjësimin e faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë për pozitën e shqiptarëve në Serbi, duke insistuar në realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave ligjore të njohura ndërkombëtarisht për pakicat.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …