EULEX-i

Këshilli i Evropës ia ka zgjatur mandatin EULEX-it edhe dy vite

Këshilli i Evropës ia ka zgjatur edhe për dy vite mandatin EULEX-it. Kjo do të bëjë që sistemi ynë i drejtësisë ende të mos mund të pavarësohet plotësisht. Gjatë këtij mandati tjetër të zgjatur, EULEX-i do të jetë në shërbim të Gjykatës Speciale e cila do të merret me hetimin e krimeve të pretenduara se i ka bërë UÇK-ja (!)  Këshilli i Evropës ka marrë vendim që gjatë mandatit të ri prej dy viteve, EULEX-si do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë. Por do të ketë edhe fusha ku zëri i EULEX-it do të jetë vendimtar. Misioni do të mbajë disa përgjegjësi të kufizuara ekzekutive në fushat e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe në mbështetjen për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar, si dhe do ta mbajë rolin e tij si reagues i dytë në fushën e sigurisë”, thuhet në një komunikatë shtypi të Këshillit të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …