leoni

Joseph DioGuardi

DioGuardi: Njerëzit që janë në pushtet në Kosovë po pasurohen çdo ditë e më shumë

Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe Diogardi është treguar tejet kritik nga klasës sonë politike dhe ka konstatuar se në vendin tonë është duke u bërë politikë e keqe. Ai ka thënë se politikanët nuk arritën të bindnin Evropën që t’u japin shqiptarëve viza për të udhëtuar në Perëndim për të kërkuar punë. Ata mund të shkojnë vetëm në Turqi. Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe Diogardi ka theksuar më tutje se Kosova, por edhe Shqipëria e kanë një problem si të Rusisë – oligarkinë. Njerëzit që janë në pushtet, po pasurohen e pasurohen, e njerëzit që thonë se i përkrahin zgjedhësit e tyre, po varfërohen. Ata nuk po përfaqësohen nga njerëz që e kuptojnë demokracinë e vërtetë, përfaqësimin e njerëzve, e jo te vetvetes dhe partisë. Duke aluduar në klasën tonë politike, ai ka ka theksuar se ata po paguajnë kompani të mëdha lobimi, Thaçi paguan qindra-mijëra në muaj, për të bërë një fotografi aty, një tjetër këtu. Edhe politikanët e tjerë e bëjnë të njëjtën. Pse? Për t’i mashtruar njerëzit? Ata nuk e kanë respektin që thonë se e kanë, ka konstatuar kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe Diogardi. Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj Sali Berishës dhe Ali Ahmetit për të cilin ka thënë se e la të vdiste Marrëveshjen e Ohrit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …