Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nesër e mbledh nesër kryesinë për të vendosur për kandidatin për kryeministër nga kjo parti

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dhënë mbështetje kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre. Në favor të kandidaturës së Osmanit kanë votuar të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që ta mbështetin Osmanin edhe gjatë fushatës elektorale. “Kjo duartrokitje është unanime për Osmanin për kandidate për kryeministre të Kosovës dhe kërkoj nga ju ta përkrahni maksimalisht edhe në fushatë. Këshilli i përgjithshëm i LDK-së në mënyrë unanime pa asnjë votë kundër e voton znj. Osmanin për kryeministre të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Nuk është problem ngritja e madhe e çmimit të naftës por kryeministri Albin Kurti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partiasë Demokratikie të Kosovës, Ganimete Musliu ka …