Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e pestë për këtë vit

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës dhe kryesuesit Smajl Latifi,  Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Rahovecit, gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur mbledhjen e pestë për vitin 2021, situata e sigurisë u vlerësua e qetë dhe stabile, kurse situata me pandemi është e rënduar por që është e menagjueshme.

Kryetari dhe kryesuesi i KKSB-së, Smajl Latifi për pikën e parë që kishte të bënte me Informatë rreth situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, ka thënë se per disa javë nuk kemi pasur asnjë rast të infektuar me të infektuar por që ditëve të fundit rastet janë rritur. Vaksinimi i qytetarëve me vaksina është duke vazhduar edhe më tutje dhe deri më tani janë vaksinuar 29 mijë e 660 qytetarë, një pjesë e tyre janë të vaksinuar me një dozë, kurse një numër më i vogël i tyre janë të vaksinuar me të dy dozat. Testet rapide përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, janë duke u bërë edhe në Ambulantat e Mjekësisë Familjare në fshatrat Krushë e Madhe dhe Ratkoc.

Ndërsa për pikën e dytë të rendit të ditës kryetari dhe kryesuesi i KKSB, Smajl Latifi është shprehur se situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës së Rahovecit është e qetë, këtë konstatim e thëm duke u bazuar në të dhënat që kemi si autoritete komunale.

Për situatën e sigurisë në komunën e Rahovecit ka raportuar toger Bekim Vuçiterna, Shef i Sektorit të Operatives në Stacionin e Policisë në Rahovec i cili ka thënë se të dhënat e paraqitura në këtë raport janë për periudhën 9 qershor deri më 7 shtator 2021, dhe se  situata e sigurisë ne komunën e Rahovecit paraqitet e qete dhe stabile gjate periudhës raportuese, andaj Policia e Kosovës ne kuadër te punës policore  ne vazhdimësi angazhohet me detyra dhe aktivitete te shumta policore ku përkujdeset qe siguria e përgjithshme te jete ne nivel te kënaqshme për gjithë qytetaret ku ata mund te jetojnë të qetë ne një ambient te sigurt dhe pa frike.

Tutje në raportin e tij togeri Vuçiterna është shprehur se për këtë periudhë raportuese janë dhënë  714 gjoba bazuar në Ligjin NR 07/L-006, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, prej tyre;  667 gjoba për mos vendosjen e maskës mbrojtëse, 44 gjoba për mos respektim te orarit te lëvizjes dhe  dhe 3 gjoba për organizime-ahengje te ndaluara. Gjatë kësaj periudhe raportuese janë iniciuar gjithsejtë: 156 raste, prej tyre 149 vepra penale dhe 7 incidente të ndryshme. Nga këto raste mund të veçojmë disa vepra më të rënda: 14 raste vjedhje, 29 raste vjedhje të rënda, 11 raste dhunë në familje, 6 raste armë mbajtje pa leje dhe rrëzimi Rrezikim i trafikut publik me veprim apo mjete te Rrezikshme 1 rast (ne rrugën tranzit Ratkoc-Sapniq-Xerxe). Për këtë përudhë raportuese për siguria në komunikacionin rrugor janë shënuar; 1726 kundërvajtje, 1701 gjoba për kundërvajtje ne komunikacionin rrugor dhe 25  kundërvajtje për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …