KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar kundër protestave të sotme të SBASHK-ut

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar kundër  protestën protestave të SBASHK-ut. “Protestat nuk zgjidhin problemet e grumbulluara në arsim!. Pas ndërprerjes paralajmëruese njëorëshe të mësimit, SBASHK-u sot ka organizuar protestë njëditore për faktin se Qeveria e Kosovës ka shpërfillur kërkesat  për rritje të pagave e që një kohë të gjatë ishte negociuar me qeveritë e mëparshme. SBASHK-u i mandatuar të mbrojë interesat e mësimdhënësve por jo edhe të nxënësve jo se ka dëshmuar ndjeshmëri për dëmin që i ka shkaktuar procesit mësimor me protesta të shpeshta dhe paralizuese. Në anën tjetër Qeveria aktuale ka treguar mungesë elementare të përgjegjësisë institucionale të trajtimit të SBASHK-ut si partner të pashmangshëm për zgjidhje të problemeve në arsim duke injoruar kërkesat për takim që i ka kërkuar SBASHK-u”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …