Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes riaktualizoi formimin e një blloku opozitar me emrin Alternativa

Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes riaktualizoi formimin e një blloku opozitar me emrin Alternativa

Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, pavarësisht nga çarjet e përfolura midis subjekteve që vepruan si opozitë e bashkuar, dje riaktualizoi formimin e një blloku të tillë dhe paralajmëroi formimin e saj me emrin Alternativa. Ajo do të përbëhej nga Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe nga përfaqësues të shoqërisë civil. Alternativa është bashkim i forcave opozitare në Republikën e Kosovës që kanë organizuar dhe vazhdojnë rezistencën kundër regjimit autoritar të instaluar nga koalicioni qeverisës LDK-PDK-Lista Srpska. Ky regjim i ka sjell Kosovës dy marrëveshje që e rrënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit: Marrëveshja e 25 gushtit 2015 për “Zajednicën” dhe marrëveshja e 26 gushtit për demarkacionin me Malin e Zi. Për më shumë, regjimi e ka përkeqësuar situatën e përgjithshme socio-ekonomike të qytetarëve të Republikës duke e rënduar gjendjen në të gjithë sektorët, si dhe duke sunduar përmes taktikave të një shteti policor që përpiqet  vazhdimisht t’i shtypë zërat opozitarë me dhunë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: UÇK – Ushtri e ndershme për lirinë e popullit të Kosovës

Ali Ahmeti, themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu drejtua protestuesve duke theksuar se mbledhja …