Abrashi: Qasja e Albin Kurtit është që të kontrollojë gjithçka por sistemi politik në Kosovë është ndryshe

Arban Abrashi thotë se ende nuk ka ndonjë vendim për zvogëlimin e pensionit për veteranët

Pas takimit me veteranë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se ende nuk kanë ndonjë vendim për zvogëlimin e pensionit për veteranët. Ai tha se i vjen keq që ka ardhur deri tek kjo formë e takimit, pasi sipas tij, veteranët e kanë derën e hapur në ministrinë e tij për të treguar shqetësimet e tyre. Abrashi shtoi se po pritet përfundimi i listave të veteranëve dhe invalidëve dhe pastaj do të hapet procesi i aplikimit për veteranë invalidë. Ndërsa, sa i përket rekomandimit të FMN-së për ulje të pensioneve të veteranëve, ai tha se fondi ka pasur një shqetësim por se ende nuk kanë qëndrim të prerë rreth kësaj. Veteranët kërkuan  nga ministri që sa më shpejte të nxirret një udhëzim administrativ i cili i hap rrugë komisionit mjekësor për përcaktimin e shkallës së invaliditetit për këto kategori. Veteranët  kërkuan nga ministri dhe qeveria të behët një auditim i pavarur dhe të pastrohen listat nga njerëzit që padrejtësisht po i gëzojnë pensionet.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …