Këshillit Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e radhës

Këshillit Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit mbajti mbledhjen e radhës për të vlerësuar gjendjen aktuale. Nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani, i cili kryesoi me takimin në hapje tha se që nga 7 rastet e para të cilat janë menaxhuar mirë, së fundmi kemi edhe katër raste të konfirmuar me Covid-19. Sipas nënkryetarit Qajani, nga këto katër raste, tre nga ata kanë tejkaluar kohën e izolimit dhe pa ndonjë pasoj do ti kthehen jetës normale. Fatkeqësisht kemi një rast i cili po trajtohet me oksigjeno terapi në spitalin e Ferizajt dhe urojmë të gjithë që edhe ky rast ta tejkalon infeksionin. Nënkryetari Qajani tha se hapja e kufirit dhe zvogëlimi i masave parandaluese kanë ndikuar në potencialin që Hani i Elezit të jetë potencialisht i rrezikuar nga raste të reja të infeksionit. Vetëm për 20 ditë të Muajit Korrik në vendkalimin kufitar kanë kaluar 57177 udhëtarë. Medina Imishti Drejtoreshë e DSHMS-së tha se Drejtoria e Shëndetësisë është në kontakte të vazhdueshme me institucionet përkatëse. Ajo tha se së fundmi kemi marrë edhe një udhëzues ku QKMF-të duhet të identifikojnë rastet e dyshuara që sipas saj shton rrezikun e shpërndarjes së infeksionit. Ajo potencoi edhe mungesën e testimeve si dhe të ritestimeve. Ndërsa Nejazi Luma drejtor i QKMF “Menduh Kaloshi” në Han të Elezit tha se kjo qendër vazhdon të mbaj një ekip mjekësorë në vendkalimin kufitar, mirëpo bazuar në numrin e madh të udhëtarëve është e pamundur vlerësimi i saktë shëndetësor. Stafi i QKMF-së po vazhdon me shërbimet e nevojshme për qytetarët ndërsa theksoj se janë të pajisur mirë me pajisje mbrojtëse si dhe me medikamente për rastet kronike.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …