Këshilltarja e BE-së, austriakja Kati Schneeberger kërkon nga Parlamenti Evropian shkarkimin Borrellit dhe Lajçakut

Këshilltarja e BE-së, austriakja Kati Schneeberger kërkon nga Parlamenti Evropian shkarkimin Borrellit dhe Lajçakut

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, austriakja Kati Schneeberger, u ka bërë thirrje 705 deputetëve të Parlamentit Evropian që të kërkojnë dorëheqjen e Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut nga funksionet e tyre. Schneeberger, një politikane lokale në Vjenë e cila nuk ka vendimmarrje në Bashkimin Evropian, është mbështetëse e Kosovës. Të mërkurën, ajo ka treguar se u ka dërguar letër 705 eurodeputetëve. U ka kërkuar atyre që të kërkojnë dorëheqjen e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit për dialog, Miroslav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …