Suedia i ka dhënë një 37-vjeçari leje për të djegur Kuranin jashtë xhamisë së Stokholm, pikërisht ditë e Kurban Bajramit

Suedia i ka dhënë një 37-vjeçari leje për të djegur Kuranin jashtë xhamisë së Stokholm, pikërisht ditë e Kurban Bajramit

Suedia i ka dhënë një 37-vjeçari leje për të djegur Kuranin jashtë xhamisë së Stokholm, pikërisht në ditën Kurban Bajramit. Leja e policisë erdhi dy javë pasi Gjykata e Apelit suedez dha dritën jeshile për djegien e librit të shenjtë. Menjëherë pas kësaj nisën protestat dhe një burrë u arrestua teksa ishte gati të gjuante me gurë. Rreth 200 persona ishin të pranishëm në protestë, të cilët protestuan kundër djegies së Kuranit me thirrjen “Kurani nuk është në duart tuaja, ai është në zemrat tona dhe ne e dimë përmendësh”. Vendimi erdhi dy javë pasi Gjykata suedeze e Apelit vendosi se kishte anuluar ndalimin për djegien e Kuranit të vendosur nga policia, pasi një kopje e librit të shenjtë iu vu zjarri në fillim të këtij viti, duke shkaktuar protesta me javë të tëra. Vendimi për të lejuar protestën e sotme mund të ketë pasoja serioze në mundësinë e anëtarësimit të Suedisë në NATO, për shkak të kundërshtimeve nga Turqia, e cila mund të konfirmojë kundërshtimin e saj. Ankaraja ka reaguar duke dënuar aktin dhe theksoi se fyerja e Kuranit në Suedi është e papranueshme, deklaroi ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan. Është e papranueshme të lejosh këto veprime nën pretekstin e lirisë së shprehjes, të tolerosh një akt të tillë mizor është të jesh bashkëfajtor në këtë akt, saktësoi ministri Hakan Fidan.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …