Konrad Clewing: Shqetësues është edhe fakti që Perëndimi kohët e fundit ka mbajtur qëndrim të njëanshëm në anën e Serbisë

KFOR-i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të dialogojnë për të zbutur tensionet në Veri

Situata gjithnjë e më  tensionuar në veri të Kosovës, vazhdon të thellohet, pasi serbët lokalë kanë vendosur barrikada dhe nuk pranojnë t i heqin atë. Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë bërë thirrje që të dialogohet për të zbutur tensionet. Në një deklaratë, për opinion komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia ka thënë se është në kontakt të ngushtë me të gjithë akterët e përfshirë në këtë situatë. Bëhet thirrje për vetëpërmbajtje në raport me aktet provokative në mënyrë që të mos shkaktohen tensione të tjera dhe të mos përshkallëzohet situata. “Ne u bëjmë thirrje të gjithëve palëve për të ndihmuar në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe për të parandaluar narrativat mashtruese që të mos ndikojnë në procesin e dialogut. Ritheksohet se KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet për shkak të sigurimit të stabilitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …