KFOR-i ka konfirmuar se i ka dorëzuar përgjigje Serbisë në kërkesën për kthimin e 1000 trupave të saj në Kosovë

Autoritete të forcave paqeruajtëse  të KFOR-it,  të cilat janë vendosura në Kosovë që nga qershori i vitit 1999  kanë konfirmuar se zyrtarisht  i kanë dorëzuar përgjigje Serbisë në kërkesën e tyre për kthimin e 1000 trupave në Kosovë. Mund të konfirmojmë se përgjigja është dërguar, kthyer, për ushtrinë serbe”, është thënë nga Zyra për Media e KFOR-it në një përgjigje për media. Përgjigja është dërguar fizikisht në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë në Merdare dhe ajo është pranuar nga ushtria serbe. Ende nuk dihet përmbajtja e përgjigjes por supozohet me të drejtë se KFOR-i ka refuzuar mundësinë e pranisë së forcave ushtarake serbe, në Veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Liria e mediave dhe Radio Kosova e Lirë

Janë disa data që të sjellin në mendje ngjarje interesante dhe shumë mbresëlënëse! 3 Maji, …