Kryetari i Kinës, Xi Xhinping, i tha presidentit francez, Emmanuel Macron se nuk është në interesin e askujt që të zvarritet lufta në Ukrainë. Ai tha se “interesi i të gjitha palëve, por edhe të gjithë botës është që të arrihet një armëpushim dhe lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media pas takimit mes liderëve në Pekin. Një zgjidhje politike është “rruga e vetme dhe e duhur”, për të cilën të gjitha palët duhet të mbajnë përgjegjësi, shtoi lideri kinez. Kina është e gatshme të dëgjojë propozimet konkrete të Francës për një zgjidhje politike për luftën në Ukrainë. Në një deklaratë të përbashkët Kina dhe Franca thanë se mbështesin përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë, kundërshtojnë sulmet e armatosura ndaj termocentraleve bërthamore dhe objekteve të tjera të lidhura me këto armë ndërsa mbështesin qëndrimin e tyre për mospërhapjen e armëve bërthamore.
Kontrolloni gjithashtu
Protestë në Strasburg për drejtësi ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së
Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
