Kina nuk do t’i japë Rusisë armë në mbështetje të pushtimit të saj të vazhdueshëm të Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang pas gati dy orë bisedimesh me ministren gjermane, Annalena Baerbock, në Pekin, tha se Kina nuk do t’i japë Rusisë armë në mbështetje të pushtimit të saj të vazhdueshëm të Ukrainës, duke saktësuar se  produktet me përdorim të dyfishtë, për qëllime civile dhe ushtarake, kontrollohen me ligj. Roli i Kinës në Ukrainë është të promovojë pajtimin dhe të avancojë negociatat e paqes”, tha Qin Gang. “Nuk do të vazhdojmë të përkeqësojmë konfliktin”, tha ai. Deklarata e tij erdhi pasi Baerbock i kërkoi Kinës që të nxisë presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës së Kremlinit kundër Ukrainës. Vizita e liderit kinez, Xi Xhinping në Moskë tregoi se asnjë vend tjetër nuk ka më shumë ndikim në Rusi sesa Kina. Vendimi se si Kina e përdor këtë ndikim ndikon drejtpërdrejt në interesat thelbësore të Evropës”, tha ministrja e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …