leoni

Kisha Ortodokse Serbe punon për largimin e shqiptarëve nga Kosova

Kisha Ortodokse Serbe, e cila përveç
privilegjeve që i ka të garantuara nga Pakoja e Ahtisaarit po kërkon edhe përfitime
të tjera në negociatat e Brukselit, po e pranon hapur se qëllimi i saj është
zbrazja e Kosovës nga shqiptarët. Murgu, Jovan Sinxheliq, është njëri nga të
besuarit i cili ruan shënimet sekrete të patriarkut të ndjerë serb, Pavle, në
lidhje me Kosovën. Sipas murgut që i ruan këto shkrime, patriarku Pavle ka përmendur
disa herë në këto dokumente se “
Kosova do t’i kthehet Serbisë, për një arsye, sepse shqiptarët thjesht
nuk do ta duan”. Sipas fjalëve të tij, ky qëllim ka filluar të realizohet me
largimet masive të shqiptarëve nga Kosova. Dihet se gjatë vitit të kaluar kur
një numër i madh qytetarësh u larguan nga Kosova, hetimet e Policisë zbuluan
disa raste kur në kontrabandimin e njerëzve ishin përfshirë njerëz të MUP-it
serb.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …