leoni

KK i Malishevës, mori dy vendime në mbledhjen e VII të rregullt

Mbledhja e shtatë e rregullt e KK të Malishevës, filloi me pikën jashtë rendit të ditës, ku u ngritën disa kërkesa nga këshilltarët debatues si ato të natyrës së punës infrastrukturore po ashtu edhe të sektorëve tjerë të punës. Më pas u debatua për rendin e ditës, ku edhe u miratua me disa ndryshime dhe plotësime pikash. Ndërsa debati u zhvillua për ,shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës nr.01/45 datë:16.01.2020, të parashtruar nga Kryetari i Komunës, sipas kërkesës nr.09/02-MB datë: 09.01.2019, për caktimin e lokacionit për vendosjen e pikës së transferit, për grumbullimin, transportimin, depozitimin e mbeturinave (jo të ngurta) të cilat grumbullohen nga K.R.M Ekoregjioni Sh.a në Prizren, njësia në Malishevë. KK i Malishevës me shumicë votash vendosi që pika e lokacionit për grumbullimin, transportimin, depozitimin e mbeturinave (jo të ngurta), të jetë në fshatin Drenoc. Kurse në shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës nr.01/813 datë:19.08.2020 të parashtruar nga Kryetari i Komunës, për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e stadiumit ndihmës në Malishevë, KK mori vendim pozitiv. Për këtë seancë u debatua edhe kërkesa nr.02/277 datë:12.08.2020 të parashtruar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, në lidhje me vendimin nr.02/05 datë: 10.01.2020 të Kuvendit të Komunës së Malishevës, për pezullimin e pëlqimeve për operimin e kompanive të gurëthyesve , për këtë vendimi i Kuvendit mbetet në fuqi. Në fund u miratua draft Rregullorja për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme për vitin 2021 Seanca e Kuvendit për mbledhjen e VII, do të vazhdoi të Premten , ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …